Ademi i BDI-së thotë se VMRO duhet të shqyrtojë vendimin për bllokimin e Kuvendit

54

Shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas paralajmërimit për bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, shkruan gazeta LAJM. Ademi ka thënë se bllokadat nuk janë në interes të qytetarëve dhe ka ftuar partinë maqedonase në opozitë, mos të nxitojë me vendime të tilla destruktive.

“Qytetarët duan qasje konstruktive, jo destruktuive. Qytetarët duan, siguri, stabilitet, mirëqenie dhe realizim të projekteve, ndërsa dhunimi institucional dhe bllokimi i shtetit nuk shkon në interes të qytetarëve. Sigurisht, është dëshmuar nga e kaluara që është politikë e gabuar. Shpreh keqardhje të thellë nëse merret një vendim I tillë nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Uroj që ta rishqyrtojnë pozitën dhe këtë qëndrim të tyre. I ftoj që të garojnë me ide, projekte dhe jo me bllokim dhe shkatërrim. Shteti do të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese pavarësisht dëshirave dhe vendimeve të partive politike”, tha shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here