Ferrari fut në “listë të zezë”, këngëtarin e njohur, kjo është arsyeja

58

Së fundmi Ferrari, ka vendosur disa “masa”, ndaj këngëtarit të njohur Justin Bieber.

Sipas Marca, Ferrari vendosi të ndalojë Bieber të blejë makina për shkak të sjelljes së tij.

Bieber kishte një Ferrari 451 si pjesë të koleksionit të tij në vitin 2015 dhe marka u kërkon blerësve të respektojnë disa parime. Për shembull, për t’u kujdesur për makinën dhe për të mbajtur sjelljen e duhur pas timonit.

Ferrari gjithashtu nuk pëlqen që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre dhe Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand.

Pas këtij incidenti të fundit, Ferrari ka vendosur t’i vërë veton për çdo blerje të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here