“Gratë veç, e burrat veç”, kështu pritet të jetë dasma e djalit të Shefqet Krasniqit këtë fundjavë

Date:

7 maji (e shtunë) do të jetë data kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga restorantet më luksoze të Prishtinës.

Familjarë të hoxhë Shefqet Krasniqit bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se kjo dasmë do të jetë ndryshe nga dasmat që zakonisht mbahen e organizohen.

“Dasma do të jetë ndryshe, siç është me fe, ku gratë do të jenë në një restorant veçmas, dhe burrat në vend tjetër, duke qenë se nuk lejohet të jenë bashkë, por që dhëndri do ta shoqërojë nusen deri te salla ku janë mbledhur gratë”, thotë ky burim i afërt me familjen Krasniqi.

Por, nuk mjafton vetëm kjo, edhe shërbimi tek restoranti ku do jenë gratë e ftuara të kësaj dasme, do të kryhet po nga shërbyese gra.

“Edhe personat që do u shërbejnë të ftuarave, do të jenë patjetër gra, pasi nuk lejohet ndryshe me fe“, shtoi tutje ky burim.