Ja në cilat vende qytetarët e Maqedonisë mund të pushojnë pa certifikata dhe teste

67
Vaccination, disease immunity passport, health and surveillance concepts. Smartphone displaying a valid digital vaccination certificate for COVID-19

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë verë do të mund të pushojnë në të gjitha vendet fqinje, ku tradicionalisht i kalojnë pushimet verore, pa paraqitur asnjë certifikatë vaksinimi, PCR negativ apo test antigjen.

Kufizimet që ishin të vlefshme për hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë u hoqën plotësisht për qytetarët e Maqedonisë, kështu që nga 1 maji qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në të dy vendet është plotësisht i lirë. Deri më tani, vetëm Serbia dhe Bullgaria fqinje nuk kanë kërkuar asnjë certifikatë për hyrjen e qytetarëve tanë në ato vende, pasi siç thonë nga ambasadat e tyre, situata me pandeminë e Covid-it atje ka kohë që është stabile.

Sa i përket vendeve të BE-së, Gjermania nga 27 shkurti e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të ulët dhe që prej asaj kohe nuk kërkohet më regjistrim elektronik për të hyrë në vend, por kushti për vaksinimin e plotë të detyrueshëm është ende në fuqi. Nga 1 shkurti, vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit të BE-së është ulur nga 12 në 9 muaj nga doza e dytë e vaksinës së njohur.

Për të hyrë në Itali, çdo shtetas i huaj ka nevojë për një formular PLF (Passenger Locator Form) dhe një certifikatë ose të vaksinimit të plotë, ose një test negativ PCR ose antigjen.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 01.04.2022 mund të hyjnë në Francë nëse janë të vaksinuar. Personat e pavaksinuar do të duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose një test antigjeni të vlefshëm për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here