“Xhaka dhe Gjimshiti vën bast për mua”, moderatorja shqiptare tregon prapaskenat e takimit me yjet e futbollit

69

Moderatorja ka treguar se mes tyre nuk ka pasur asgjë dhe gjithashtu ka zbuluar arsyen se pse Xhaka postoi foton me të dhe më pas e fshiu, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte e ftuar në “A-Politik” u shpreh se kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, teksa në një nga club-et e natës në Tiranë u kishte rënë në sy ajo.

Moderatorja shqiptare tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.

“Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me çunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë në mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve për lajmin e qarkulluar disa vite më parë, se mes tyre nuk kishte asgjë përveç se një foto e momentit.

Kujtojmë se Taulant Xhaka është i martuar dhe baba i një djali teksa së shpejti do bëhet baba për herë të dytë, dhe Berat Gjimshiti është i martuar dhe ka një djalë./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here