Besimi: Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar edhe më shumë pasiguri në tregje

Date:

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i fruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, ku debati kryesor ka qenë për buxhetin dhe borxhin publik të vendit tha se lufta në Ukrainë ka krijuar më shumë pasiguri në tregje.

“Edhe pse pritej që viti 2022 të ishte me inflacion pak më të lartë, por ajo që ndodhi me Ukrainën, pra agresioni ushtarak rus, krijoi edhe më shumë paqartësi në tregje, turbulenca veçanërisht në tregjet evropiane, por edhe në ekonominë botërore në përgjithësi”, tha Besimi.

Ai shtoi se shumë ekonomistë e barazojnë këtë me një nga krizat më të mëdha në botë.