Bunjaku: Presim telefonatë nga Shkëndija, i duam tifozët në stadium

Date:

Të dielën, (8 maj) në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet derbi i javës së 32-të në elitën e futbollit vendor mes Shkëndijës dhe FC Shkupi, shkruan Open-TV.

Çairasit tashmë e kanë siguruaar titullin kampion, por megjiythate pritet një ndeshje interesante, për shkak të rivalitetit që kanë në fushë këto dy skuadra të njohura të vendit tonë.

“Në pamundësi të gjithve të ju përgjigjem, ju informoj se ne si klub po presim ende përgjigje prej kryesisë së Shkëndijës për lejimin e tifozëve tanë, ku besoj që do kemi përgjigje pozitive, pasi që kryesia e Shkëndijës duhet të di të organizoj një ndeshje europiane. Sa të hasim në përgjigje do t’ju informojmë”, ka deklaruar Omer Bunjaku, drejtori sportiv i FC Shkupi.

FC Shkupi është i pari në tabelë me 72 pikë, 11 pikë më shumë se Akademija Pandev e vendit të dytë./Open-TV/