I premtoi udhëtim në Turqi ose 500 euro, Labi flet në Facebook me punëtorin e lënduar nga Suhareka

Date:

E kjo pas hedhjes së mbeturinave nga një qytetar i pandërgjegjshëm, mbeturina këto që i shkaktuan dëme punëtorit në fjalë, shkruan lajmi.net.

Për këtë rast pati reagime të ndryshme në rrjete sociale, ku pasi u identifikua punëtori i lënduar, reagoi edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili i premtoi punëtorit 500 euro ose një udhëtim në Turqi.

“U ndjeva mirë që kryetari i shkëlqyer nga Suhareka , z. Muharremaj , ju ka dhuruar mirënjohje, por, më lejoni që me dashamirësinë time shpirtërorë e shqiptare të ju shpërblejë me një udhëtim se bashku me familjen në Turqi ose në vlerë të këtij udhëtimi 500-700 €, të u’a dhuroj para nga mbrëmja ime që sonte do ta mbaj në Prishtinë”, deklaroi Labi.

Ndërsa punëtori i lënduar i pastrimit Gentian Qamaj, iu përgjigj këngëtarit përmes disa komenteve ku e falënderoi për përkrahje dhe i tha se do jetë çdo herë në shërbim të popullit.

“Përshëndetje Falënderoj nga zemra Labinotin shumë shumë dhe te gjithë ju qe po komentoni dhe keni shpreh dëshirë për mu un janë Gentian Qamaj jam punëtori i cili u rrezikova dhe do jem gjithmonë ne shërbim dhe punëtor i popullit ton”, ka komentuar Qamaj në postimin e Tahirit.

Ndërsa Tahiri i replikoi duke i thënë se do ta vizitojë atë në Suharekë.

Ndryshe, këngëtari Labi njihet për ndihmat e tij humanitare për qytetarët në nevojë. /Lajmi.net/