Nuk i mbajti “kurrë” premtimet, por Unikkatili ju premton edhe një herë fansave këngë të reja

64

Si edhe shumë herëve të tjera, koncerti i reperit ishte plot me fansa të flaktë të tij, të cilët shkuan për ta parë nga afër duke performuar, shkruan lajmi.net.

Gjatë performancës, Unikkatil gjeti edhe pak kohë për të biseduar me fansat e tij, të cilëve u premtoi projekte të reja.

Ai tha se nuk po e beson ende se fansat vijnë ta shohin në koncerte me këngë të cilat i ka publikuar tash e 20 vite.

“Herën tjetër, noshta jo herën tjetër me kon bash krejt qashtu, ama kët vjet, ko me ja q* p**in e nanës…Nëse ju ka pëlqy konga e fundit… Po ju premtoj, nuk ko mi përdor kongt e vjetra, ato ko mi qit krejt me ni album tjetër, ko mi qit krejt kong t’reja”, ju ka thënë reperi fansave të tij në Zvicër.

Por, kjo nuk është hera e parë që reperi ju “servon” fansave premtime të cilat shpesh nuk i ka mbajtur.

Në vitin 2019, pas një performance të reperit në Komunën e Mitrovicës, Unikkatil ju kishte thënë fansave se i ka 80 këngë që publiku ende nuk i ka dëgjuar, duke ju dhënë shpresë se do t’i publikojë së shpejti.

“Po ju kallxoj diçka drejt, unë i kam për mbi 80 kangë që ju si keni ndi hala. Edhe kqyre qysh e kom majt me ka 1 kang në vjet, paramendone çka k**i ka mu bo kur t’i qes 80”, kishte thënë reperi.

Një dozë shprese Unikkatili ua kishte dhënë fansave edhe gjatë pandemisë, ku në vitin 2020 kishte publikuar një foto në rrjetin social Instagram, duke thënë se është duke menduar të publikojë ndonjë këngë gjatë karantinës.

“Po mendoj ndoshta nuk ish kone keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, kishte shkruar reperi në foton e cila ua ringjalli shpresat fansave për projekte të reja, të cilat nuk erdhën “kurrë”.

Me gjithë premtimet që i kishte dhënë për fansat ndër vite, Unikkatil ka qenë pasiv në vitet e fundit sa i përket muzikës, pasi që në 7 vitet e fundit ka publikuar në total vetëm 7 këngë, te njëra prej së cilës ishte mysafir në këngën e reperit Kobra. Pas katër vitesh pauzë nga kënga e fundit e publikuar në bashkëpunim me reperin Klepto, Unikkatili ka sjell së fundmi projektin e ri të titulluar “Po eci”.

Kënga tashmë ka mbledhur mbi 1.2 milionë shikime në Youtube brenda dy ditësh dhe duket se është pëlqyer mjaft shumë nga fansat.

Se a do të vazhdojë Unikkatili të sjell këngë të reja gjatë muajve në vazhdim, kjo mbetet të shihet në të ardhmen e afërt. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here