Bexheti uron 9 Majin – Ditën e Evropës

Date:

Kryetari i komunës Saraj, Blerim Bexheti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka uruar 9 Majin – Ditën e Evropës, datë kjo e cila kremton paqe dhe unitet.

“9 Maj – Dita e Evropës çdo vit kremton paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e deklaratës së Schuman’-it historik që parashtroi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, e cila e bëri të pamendueshme luftën midis kombeve të Evropës.”, është shprehur Blerim Bexheti.