Dita e Europës, Grubi: 72 vjetori i paqes dhe unitetit në kontinentin e vjetër

Date:

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka uruar 72 vjetorin e themelimit të Bashkimit Europian me një thënie të Robert Schuman – themelues i BE-së.
“Europa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë de fakto një solidaritet.”
Me këtë thënie të Robert Schuman sot shënojmë 72 vjetorin e paqes dhe unitetit në kontinentin e vjetër, në Europë.
“Dita e Europës”, këtë vit nderon solidaritetin e botës demokratike, përkrahjen ndaj Ukrainës në betejën e saj kundrejt agresionit Rus.
Aspirata e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkangjitur Europës ka nisur që nga fillimi i mëvetësisë së vendit. Ne do mbetemi pararojë e saj dhe përherë të lidhur me Europën.
Gëzuar EUROPË