Ganiu priti deputeten nga Kosova, Duda Balje

46

Në komunën e Çairit sot ishte mysafire deputetja nga Republika e Kosovës, Duda Balje, ku u prit nga kryetari Visar Ganiu. Në këtë takim u diskutuan shumë tema të cilat janë në interes të përbashkët.

“Deputetja kosovare Duda Balje dhe njëherit kryetare e Bashkimit Socialdemokrat, qëndroi sot në Komunën e Çairit, ku realizuam edhe një takim pune. Me mysafirët biseduam për shumë tema që janë me interes të përbashkët. Ndërsa së bashku konstatuam se thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është i mirë për dy vendet tona, posaçërisht duke marrë parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve varet nga vendosja e lidhjeve të fuqishme bashkëpunimi duke u nisur nga pushteti lokal”, ka thënë Ganiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here