Merko bëri homazh për 9 Majin te Monumenti i Revolucionit

Date:

Sot me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Europës, Merko dhe delegacioni i komunës së Strugës, kanë bërë homazh për të gjithë luftëtarët te Monumenti i Revolucionit.

“Me rastin e 9 Majit – Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, delegacion nga Komuna e Strugës i udhëhequr nga kryetari i komunës, Ramis Merko dhe anëtarë nga Këshilli Komunal bënë homazhe për luftëtarët duke vendosur lule në monumentin e Revolucionit. Lufta e tyre që dhanë jetën në altarin e fitores mbi fashizmin nuk do të harrohet kurrë. Lavdi!”, shkruajnë nga komuna e Strugës.