Ministri Osmani: RMV të ardhmen e ka në familjen e madhe evropiane

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes rrjeteve sociale ka uruar Ditën e Evropës. Osmani thekson se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në familjen e madhe evropiane dhe se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian.

“Duke kremtuar Ditën e Evropës kujtojmë projektin më të suksesshëm të paqes në historinë e civilizimit. Në kohëra kur jemi të ballafaquar me sfidat e sigurisë sonë, këtë ditë ia kushtojmë popullit të guximshëm ukrainas, të cilët po luftojnë për lirinë e tyre dhe po mbrojnë vlerat tona të përbashkëta. E ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në familjen e madhe evropiane. Familje ku paqja, stabiliteti dhe prosperiteti janë aspiratat e të gjithë vendeve anëtare. Të vetëdijshëm se Bashkimi Evropian, si përfitim më i rëndësishëm dhe më i madh civilizues i botës bashkëkohore është alternativa jonë e vetme, punojmë me përkushtim dhe nuk dorëzohemi”.

Urime DIta e Evropës! Lavdi Ukrainës ka shkruar Osmani.