Parashikimi i motit

Date:

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite në zonat malore në veriperëndim do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore, ndërsa në pjesët juglindore erë juglindore.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë. Pasdite sidomos nesër do të ketë rritje lokale të vranësirave me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të premten dhe të shtunën do të jetë e paqëndrueshme, në shumë vende me reshje të dendura shiu dhe bubullima.