Tetovë, shkrumbohet një objekt i braktisur

71

Zjarrfikësit e Tetovës sot rreth orës 7:30 minuta kanë intervenuar në një objekt të braktisur afër hapësirave të ish-ndërmarrjes transportuese “Prolet” në rr. “Ilindenska”.

Në objekt ka pasur një person të pastrehë, ndërsa gjatë shuarjes së zjarrit me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës, nuk ka të lënduar.

“Ky është rasti i dytë i tillë për një kohë të shkurtër, që të intervenohet në objekte të braktisura ku vjen deri në zjarr dhe ku jetojnë persona të pastrehë. Edhe në këtë objekt kishte një person të pastrehë, por për fat nuk kishte të lënduar në zjarr. Më 27 prill kemi intervenuar tek stacioni i autobusëve ku u dogj një objekt i madh”, informon komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti.

Rasti i sotëm është denoncuar edhe në polici, shërbimet e të cilës filluan të inspektojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here