Arrestohet një person në Koçani, iu gjet marihuanë!

Date:

Nëpunësit policor nga DPB Koçan mbrëmë në orën 19.15, e privuan nga liria S.S.(48) nga Koçani.

Gjatë bastisjes në automjetin “opel astra”, me targa bullgare  të cilën e ka drejtuar, informuan sot nga MPB, është gjetur dhe marrë një qese me marijuanë.

Ai është arrestuar në stacionin policor dhe për rastin është njoftuar Prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të tij të plotë kundër S.S. do të ngritet padi adekuate.