Vazhdojnë negociatat mes MASH dhe SASHK-ut

Date:

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot vazhdojnë negociatat për harmonizimin e pagave të punëtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

Takimi i sotëm është caktuar për në orën 10 në hapësirat e SASHK-ut, njoftoi kreu i saj në profilin e tij në Facebook.

Sindikata e ndërpreu grevën më 28 prill pasi mori njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po vepron për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes.

Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë, ndërsa afati fillestar prej 10 ditësh skadon të dielën.

SASHK dhe MASh janë pajtuar më 8 maj që negociatat të vazhdojnë edhe për dhjetë ditë.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. Pas thirrjeve dhe akuzave të vazhdueshme midis Sindikatës dhe Qeverisë, u vendos që greva të ndërpritet dhe ndërkohë negociatat të vazhdojnë