Xhaferi: Gatishmëri për ndërtimin e Dhomës së Mbrojtur në kuadër të dy Kuvendeve

Date:

Kryeparlamentari Xhaferi sot ka mikpritur Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë nga shteti fqinj Republika e Kosovës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral parlamentar.

“Takimi me Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë është konfirmim i edhe një zotimit tim dhe zotimit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Konjufca, për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral parlamentar në të gjitha nivelet. Në takim, ndër të tjerat, u përqendruam edhe në procesin e ndërtimit të Dhomës së Mbrojtur në Kuvend dhe shpreha gatishmërinë personale dhe institucionale për ndarjen e përvojave për gjithë procesin e vendosjes së Dhomës së Mbrojtur”, ka shkruar Xhaferi.