U shfaq krah Donaldit, fansat kryqëzojnë Bora Zemanin: Shumë e ulët, turp…

72

Në mesin e shumë të ftuarve VIP, ishte edhe Bora Zemani dhe Donald Veshaj, shkruan lajmi.net.

Madje në after-partyn e organizuar ata u shfaqën krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar ribashkimin e tyre.

Por ky ribashkim nuk duket se u prit edhe aq mirë.

Kjo pasi një pjesë e madhe e ndjekësve të tyre, janë shprehur të zhgënjyer ndaj moderatores.

Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, që pas publikimit të fotove të saj ku shihej krah Donaldit.

Menjëherë ndjekësit, duke lënë me një anë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Sahitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me Beatrix në BBV.

Bora Zemani mori shumë mbështetje nga ndjekësit që nga takimi romantik që pati brenda “BBV” me Donaldin, dhe akoma më shumë pasi ai u lidh me Beatrix Ramosajn.

Megjithëse lidhja e Donaldit me Beatrixën përfundoi njëkohësisht me përfundimin e “BBV”, në një reagim publik në ‘Instagram’ Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videot funny në Tik-Tok i dedikohen atij./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here