Luana Vjollca poston foto duke qarë, çfarë po ndodh me këngëtaren?

Date:

Ajo kishte habitur të gjithë fansat kur para disa javësh kishte fshirë të gjitha postimet e saj nga rrjeti social “Instagram”, shkruan lajmi.net.

Por, së fundmi moderatorja e famshme ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje tek ndjekësit e saj kur në “Instagram” postoi një foto ku shihet duke qarë.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë sqarim apo arsye pse e ka bërë këtë, duke lënë të gjithë fansat e habitur me veprimin e saj.

Kujtojmë se moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar edhe projektin e saj më të ri “Thuaje”, ku flet për bullizmin. /Lajmi.net/