MPB: 108 shoferë janë dënuar në Shkup, 12 ishin pa patentë shoferi

Date:

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar pesë sanksione, 12 masa për vozitje pa patentë shoferi, pesë sanksione për kundërvajtje të cilat i bëjnë shoferët e motoçikletave.

Janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzim të telefonit celular, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), pesë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve, gjashtë masa për shoferë fillestarë…

“Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njoftoi MPB.