“Laje gojën para se të flasësh për mua”, kundërpërgjigjja e ashpër e Richarlison pas akuzave të Carragher

Date:

Futbollisti i Evertonit këtë herë polemizoi me ish-mbrojtësin Jamie Carragher i cili e kritikoi ditë më parë për sjellje jo të përshtatshme gjatë derbit “Merseyside”.

I vrullshëm ka qenë reagimi i sulmuesit, duke i thënë legjendës së “Të Kuqve” që ta pastrojë gojën para se të flasë për të.

“Carragher, pastroje gojën para se të flasësh për mua dhe për Evertonin. Unë nuk kam fare respekt për ty”, tha braziliani përmes një shkrimi në Twitter.

Më herët, Richarlison u konfrontua verbalisht me Van Dijk e Mane, ndërsa tash ka gjetur kohë t’i përgjigjet edhe analistit të Sky Sport. /Lajmi.net/