Argjentina publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Italisë

Date:

Fituesi i UEFA EURO 2020, Italia do të përballet me Argjentinën fituese të Kupës së Amerikës, në një përballje të rënë dakord pasi UEFA dhe CONMEBOL nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi të rinovuar dhe të zgjatur më 15 dhjetor 2021.

Italia rezervoi vendin e saj duke fituar kurorën evropiane verën e kaluar, duke mundur Anglinë me penallti në finalen e ‘Wembley’ për titullin e saj të dytë kontinental.

Argjentina i dha fund pritjes 28-vjeçare për një trofe duke fituar Kupën e Amerikës 2021, duke mposhtur Brazilin 1-0 në ndeshjen vendimtare për të arritur titullin e 15-të rekord të Copa America.

Lionel Scaloni ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, në mesin e tyre është edhe ylli argjentinas Leo Messi.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e plotë të lojtarëve argjentinas, për ndeshjen që luhen më 1 qershor në ‘Wembley’.