A ju mungon kreativiteti? Këto janë disa nga këngët e “vjedhura” të artistëve kosovarë

78

Ata sjellin gjithmonë projekte të reja në mënyrë që të qëndrojnë sa më relevant gjatë kohës, shkruan lajmi.net.

Por, në raste të ndryshme artistët janë akuzuar edhe për “vjedhje” apo “imitime” të këngëve, qoftë për muzikën apo tekstin e këngëve.

Këtyre akuzave nuk i kanë shpëtuar edhe emrat më të vlerësuar të skenës së muzikës në trojet shqiptare.

Më poshtë gjeni disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot, por se kanë ngjashmëri me këngë të huaja, për çka edhe artistët në fjalë janë akuzuar për “vjedhje”:

Dafina Zeiqri & Majk – Më fal 

Me datë 13 Janar të këtij viti dy artistët Majk dhe Dafina publikuan këngën “Më fal”. Nuk kaloj shumë kohë dhe në media nisi të flitej rreth autenticitetit të këtij projekti, për shkak të ngjashmërisë që kënga kishte me një këngë tjetër në gjuhën serbe.

Fjala është për këngën “Budi tu” e Voyage me Breskavica, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019.

Asnjëri nga artistët kosovarë nuk ka folur lidhur me këto “akuza”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=c6f6S3BA8Fw

E këtë listë e vazhdojnë edhe disa nga artistët tjerë.

Mozzik – Cocaina

Fillimi i verës të vitit 2016 solli projektin më të ri nga Mozzik që titullohej “Cocaina”, këngë kjo që për pak kohë u shndërrua në hit veror.

Mirëpo, kjo këngë atë kohë ishte vërejtur nga fansat që ngjasonte me këngën “Lightskin” të reperit S Loud.

As Mozzik nuk i ishte përgjigjur kurrë akuzave.

YouTube player

2-Ton – Ani nashta

“Ani nashta” ishte hiti i verës së vitit 2015, e kënduar nga 2-ton.

Kjo këngë në media u aludua së është e ngjashme me këngën “Living in love” të reperit amerikan l-Wayne.

E këtë e pat pranuar edhe vet reperi mirëpo nuk e pat cilësuar si vjedhje në një intervistë dhënë në atë kohë. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here