Tifozi i Feyenoord puth gazetaren teksa ajo po raportonte drejtpërdrejt

Date:

Teksa po raportonte drejtpërdrejt në lidhje me atmosferën në rrugët e kryeqytetit para finales së Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit, gazetarja e TV Klan ndeshi një tifoz të skuadrës holandeze e cili e puthi në faqe, transmeton lajmi.net.

Rrjedha e raportimit nuk po ndalej, përderisa tifozi tashmë ishte futur në xhirim dhe bëri gjestin interesant.

Pas kësaj puthjeje, tifozi, së bashku me dorën e gazetares, bëri simbolin e zemrës, teksa e puthi përsëri.

Më poshtë gjeni fotot e kësaj ndodhie. /Lajmi.net/