Reagojnë bendi i muzicientit nga Gjilani që ndërroi jetë mbrëmë: Bendi yt me krenari…

Date:

I riu nga Gjilani ka ndërruar jetë në rrethana dhe arsye ende të paqarta, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, i ndjeri është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Ndryshe Lind Ibrahimi ishte muzicient i njohur, e i njëjti ishte edhe pjesë e një prej televizioneve të njohura në vend, më saktë në emisionin “Libero”.

Pas raportimeve për vdekjen e tij përmes një postimi në ‘Facebook’, bendi i muzicientit janë shprehur të pikëlluar.

Ata e kanë kujtuar me fjalët më të mira dhe kanë uruar që shpirti i tij të prehët në paqe.

Postimi i tyre i plotë:

Mbrëmë, me datën 24.05.2022 ndërroi jetë anëtari i grupit THC band, bateristi jonë Arlind Ibrahimi – Lindi.

Lindi, siç e quanim në bendin tonê dhe poashtu siç e quanin të gjithë ishte pjesë e bendit qe nga viti 2009, që atëherë si bashkëpunëtor e si shoku më energjik i bendit dha shumë pë muziken e dha shumë për bendin tonë. Ideatori i projekteve të shumta të bendit tonë i ndërtuar me sfida e problematika të kohës tëcilat nuk e ndalën e nuk na ndalën asnjëherë për realizimin e projekteve e qellimeve tona të përbashkëta.

Nje baterist sikurse Lindi, ndër me te miret ne trojet shqiptare padyshim ishte me i kerkuari si nga televisionet e bendet lokale e nacionale te Kosoves, i pa lodhur, e i pa ngopur me punën e dashurinë qe kishte ndaj muzikes, respektivisht instrumentit te tij te dashur Beterive.

Lindi do ta kujtojmë me dashurinë, buzëqeshjen, energjinë e pozitivitetin e tij të pa krahasueshëm ndër nesh, do të mbetet gjithmonë në zemrat tona dhe të kolegëve tanë e mbi të gjitha skenës muzikore shqiptare.

Lindi, bendi yt me krenari do ta çoj në vend amanetin e dëshirën e perfundimit të albumit që tepër shumë i ke dhanë e edhe e ke dashur.

Të duam, të kujtojmë deri në përjetësi!

Shpirti yt u prehtë në parajsë, u bashkofshim aty ku do qe ti të jesh!