Ilir Shaqiri u martua, por ku ishte “vëllai” i tij Sabiani?

Date:

Ai bashkë me partneren e tij Emanuela, kanë organizuar ceremoni madhështore buzë bregdetit të Durrësit, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në dasmën e tyre ishin shumë familjarë dhe miq, por nuk munguan as personazhe të njohura të ekranit.

Në këtë event të pranishëm ishin edhe ish banorët e “Big Brother VIP”, si: Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni dhe Meridian Ramçaj.

Gjithashtu janë parë të pranishëm Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduard Grishaj.

Por ajo që u komentua së tepërmi dhe ra në sy nga pamjet e shumta që qarkulluan, ishte mungesa e Sabianit.

Këta të dy brenda shtëpisë së “BBV” ishin të pa ndarë, e të mungonte Sabiani në një event kaq të madh për shokun e tij të ngushtë të cilin edhe e quante “vëlla”, ka konfirmuar se dyshja ka ftohur raportet mes tyre.

Sabiani gjatë kohës së dasmës shihet të jetë me pushime në Dhërmi, duke dëshmuar gjithçka në ‘InstaStoryn’ e tij.

Në foto duket Sabiani dhe i biri duke shijuar pushimet e tyre, e sa i përket dasmës, Sabiani nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka uruar Ilirin./Lajmi.net/