Komuna e Likovës: Njoftim për azhurimin e të dhanave tatimore

68

Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi nëpërmjet një komunikate me shkrim ka njoftuar të gjithë qytetarët se nga dita e sotme do të fillojë vlerësimi i pronës së patundshme.

Të nderuar, qytetar të Komunës së Likovës,

Ju njoftojmë se nga dita e Hënë, më datë 30.05.2022, Komuna e Likovës do të nisë të bëjë vlerësimin e pronës së patundshme – me komisionin e përbërë nga nëpunësat e komunës, përkatsisht do të bëjë vlerësimin e objekteve të ndërtuara deri më tani, për të cilat komuna ende nuk ka të dhëna për numrin dhe hapësirën e tyre.

Për këtë arsye komuna është e detyruar të bëjë azhurimin e objekteve/shtëpive, e cila do të kontriboj për të përmirësuar të dhënat për pronat e patundshme.

Ky azhurim pas vlerësimit të komisionit përkatës do të jetë një garancë për banorët e komunës dhe do të na shpie drejtë realizimit të projektit për të vënë adresa të gjitha patundshmërive dhe projekteve tjera.

Azhurimin e patundshmërive Komuna e Likovës e realizon në bashkëpunim me USAID-in.

Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim me komisionin sepse i tërë ky projekt është për të mirën e Juaj si qytetar të komunës dhe lehtësim për t’i realizuar qëllimet  dhe të drejtat e detyrimet e përbashkëta.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Likovës,

Erkan Arifi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here