Shkup/ 131 gjoba, 36 persona kanë vozitur në gjendje të dehur

Date:

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në Shkup ka shqiptuar 131 gjoba dhe atë , 22 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba që u përkasin vozitësve të motoçikletave, 36 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 7 për vozitës fillestar. /Alsat.mk