20 vjetori i BDI, Ademi: Kuvendi ka luajtur rol kyç duke miratuar amandamentet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit

Date:

20 vjet përkushtim dhe barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, që nga arsimi e kultura, gjuha shqipe, ekonomi e financa, mbrojtje e siguri e deri tek politika e jashtme. Me rastin e 20 vjetorit të BDI-së, Arbër Ademi – Shef i grupit parlamentar të BDI-së thekson se si rezultat i nënshkrimit të MO, me çka u ndryshua dhe karakteri i shtetit, me çka u ndryshua dhe statusi juridiko-politik e shoqëror i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend dhe fitoi në cilësi si vend dhe shoqëri.

“RMV pas 20 viteve është një vend tjetër është një shoqëri më demokratike, është një shoqëri më kohezive, si rezultat i nënshkrimit të MO, me çka u ndryshua dhe karakteri i shtetit, me çka u ndryshua dhe statusi juridiko-politik e shoqëror i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend dhe fitoi në cilësi si vend dhe shoqëri dhe nuk do mend që këtu Kuvendi ka luajtur një rol kyç, një rol tejet të rëndësishëm duke miratuar të gjitha ato amandamentet e Kushtetutës të cilat rrjedhën si rrjedhojë e nënshkrimit të MO, por edhe pjesës ligjore e normative duke u rrumbullakësuar kjo pjesë me miratimin e Ligjit për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe. Ajo çka dua të theksoj dhe çka ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme për vendin tonë është parashikimi i mekanizmave mbrojtës të çfarë do lloj diskriminimi, në rradhë të parë diskriminim etnik”, ka deklaruar kështu Ademi.

https://fb.watch/doNa1qUPoV/