20 vjetori i BDI, zëvendës ministri Hasani: Ndryshuam dukshëm strukturën e Mbrojtjes

Date:

20 vjet përkushtim dhe barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, që nga arsimi e kultura, gjuha shqipe, ekonomi e financa, mbrojtje e siguri e deri tek politika e jashtme. Me rastin e 20 vjetorit të BDI-së, zëvendës ministri Hasani thekson se një aspekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët e RMV ishte përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë nëpër institucionet shtetërore i cili në MO filloi të ndryshoj dhe ndryshoj dukshëm përgjatë këtyre 20 viteve.

“Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut si institucion vital për funksionim e shtetit dhe përgjegjës për funksionimin efektiv të sistemit kombëtar të mbrojtjes nga viti 2002 e deri më sot ka bërë  një progres shumë të madh në çdo aspekt të funksionimit të vet. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, një aspekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët e RMV ishte përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë nëpër institucionet shtetërore i cili në MO filloi të ndryshoj dhe ndryshoj dukshëm përgjatë këtyre 20 viteve. Përfaqësimi i shqiptarëve në MO dhe në armatë deri në vitij 2002 ka qenë jo më i lartë se 2%, sot kemi një realitet krejtësisht ndryshe, të dhënat e fundit nga muaji Prill 2022 tregojnë që përfaqësimi i shqiptarëve në MO dhe në armatë është 20.14%”, ka deklaruar kështu zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani.

https://fb.watch/doNa1qUPoV/