Ali Ahmeti: Kur kam hyrë në veprimtari politike asnjëherë nuk e kam kthyer kokën pas, kam shikuar vetëm përpara

Date:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë dedikuar shënimit të 20 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq është shprehur se kur ka vendosur të hyjë në veprimtari kombëtare e politike, ai asnjëherë nuk e ka kthyer kokën pas, sepse ka shikuar vetëm përpara dhe asnjëherë nuk e ka humbur objektivin dhe qëllimin.

“Në veprimtarin e dy dekadave të para kam hyrë i motivuar nga oda shqiptare, nga padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve, nga gjenocidi që ishte ushtruar ndaj shqiptarëve. Këto kanë qenë ato faktor të cilët më kanë nxitur si i ri dhe më vonë në mënyrë profesionale të merrem me organizimin e rezistencës kombëtare. Kurse në dekadën e dytë nuk kam pasur qëllim parësor që të angazhohem në politikë por rrethanat e kohës diktuan që unë domosdo të hyjë edhe në këtë proces. Më inkurajuan dhe më ndihmuan edhe miqtë ndërkombëtar, por edhe partitë politike të kohës që ishin si z. Xhaferi dhe z. Imeri të cilët më në fund edhe ata vetë vlerësuan dhe mu drejtuan e më thanë, bëje shtëpinë tënde”, ka thënë Ahmeti