Ali Ahmeti: U jam besnik idealeve të mia

Date:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një interviste kushtuar përvjetorit ë 20 të themelimit të partisë me të cilën ai udhëheq ka thënë se tek ai nuk ka ndryshuar asgjë dhe që për këto vite veprimtari politike është përpjekur dhe ka dhënë maksimumin që tu qëndroj besnik idealeve të tija.

Pyetje: “Në këtë 20 vjetor, a mund të bëni ndonjë dallim midis Ali Ahmetit idealist dhe politikanit Ali Ahmeti, lider partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut?

“Shumë, shumë sinqerisht tek unë nuk ka ndryshuar asgjë. Jam përpjekur që të qëndroj besnik i idealeve të mia. Për mua politika pasi kam përfunduar veprimtarinë e rezistencës dhe organizimit ushtarak, qasja në politikë ka qenë dhe kam qenë shumë i vetëdijshëm pasi që politikën e kam pranuar si shkencë, pasi mos të ishte shkencë politika nuk do të studiohej nëpër universitetet më të famshme të botës. Politikën e kam kuptuar si etikë, e kam kuptuar si moral dhe jo si ata që e njollosin, e bastardojnë nocionin politikë”, është shprehur Ahmeti.