Dehari: Reflektim në dy dekada

Date:

Më 4 qershor ditë e Marte e vititit 2002, në Selinë e Shtabit të Pergjithshëm në Shipkovicë të Tetovës,20 vjet më parë, shpërtheu vullkani BDI, përfaqësuesja më në zë e aspirtave të kombit shqiptar!

Në zbatim të detyrave që na ishin ngarkuar nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së Ali Ahmeti, bashkë me Hazbiun përjetonim emocione të forta, të një momenti delikat e vendimtarë do ta quaja por edhe historik, atë të transformimit të UÇK-së në organizatë politiko-patriotike!

Përgaditjet e fundit për themelimin e Kuvendit të parë të formimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, u bënë më 5 Qershor në Pallatin e Kulturës në Tetovë!

Nga bjeshkët e Sharrit të pamposhtur në Tetovën përparimtare e demokratike, nisi jetën e sajë BDI-ja, e cila ne kalendarin e sajë ka suksese që ia kanë lakmi edhe parti të mëdha europiane!

Edhe sot 20 vjet pas, 4 Qershor 2022, e shtunë po në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Udhëheqsi ynë Ali Ahmeti takohemi në tetovë!

Nesër 5 qershor 20 vjet nga Kuvendi themelues i BDI së!

BDI është në themele të ndërtuara mbi gjakunë e lirisë të ushtarve të UÇK-së!

Themele të ndërtuara mbi gjymtyrtë e trupit të ushtarëve të UÇK-së!

Themele të ndërtuara mbi heroizmin e ushtarëve të UÇK-së!

Themele të ndërtuara mbi supet e udhëhqsit tonë AA!

Sot për të kujtuar e nderuar këto themele mbi të cilat shkruhet historia jonë e ndritshme dhe e lavdishme 20 vjeçare mes plot të arriturave politike,kombëtare,arsimore,sociale,ekonomike,kulturore e të tjera, udhëheqësi ynë takon familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës së UÇK-së!

Aktivitet ky që i jep kuptim të plot dy dekadave të shkuara dhe paralajmërues i dekadave të së ardhmes!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Rroft Ushtria Çlirimtare Kombëtare!
Gëzuar Bashkimi Demokratik për Integrim!

Paç shëndet udhëheqsi ynë i madh!