Intervista 20 vjet BDI/Ahmeti: Asnjëherë nuk kam ndryshuar idealet

67

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë dedikuar shënimit të 20 vjetorit të themelimit të partisë i pyetur se vallë për të qëndruar kaq gjatë në aktivitet politik, nevojitet ideal dhe a vdes ideali kur idealisti vjen në pushtet dhe pasi ta realizon atë, ai dha këtë përgjigje:

“Tani kjo varet se çfarë ndërtimi ka idealisti sepse idealisti i brumosur me ideale të forta nuk ndryshon. Ai vazhdon të realizojë ato ideale që është brumos, vazhdon të punojë dhe të jetësojë ato përcaktime politike, organizative dhe për njerëzit idealist mendojë që koha do të gjykojë. Për njerëzit që kanë bërë procese dhe ka bërë ndryshime duhet të gjykojë koha sepse po të fillosh tani të gjykosh mbi angazhimet politiko-patriotike mund të ketë edhe kontestues sepse njerëzit janë pak sa edhe shpirtngushtë, mund t’i komentojë, të interpretojnë dhe sipas vullneteve dhe dëshirave të tyre, prandaj koha është gjykatësi më i mirë dhe mbi të gjitha është fundi i fundit se si përfundon një misionar apo idealist”, ka deklaruar Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here