“Bufi” për ngritjen e çmimeve: Më mirë me nxjerr prej përdorimit 5 euron, s’po kryen punë më

Date:

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”, shkruan lajmi.net.

Ai këtë reagim e ka bërë në profilin e saj në ‘Facebook’.

Spahiu ka shkruar se kartëmonedha 5 euro duhet të hiqet nga tregu.

“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar aktori kosovar.

Kujtojmë se ditën e djeshme është rritur përsëri çmimi i naftës dhe i benzinës.

Tani një litër naftë kushton 1.82, ndërsa një litër benzinë kushton 1,84, kurse edhe çmimet e gjërave të tjera esenciale si vaji, mielli, buka, e shumë të tjera kanë shënuar rritje kohëve të fundit./Lajmi.net/