Ganiu shpërndau 150 mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore të Çairit

Date:

Visar Ganiu nëpërmjet një statusi në facebook ka njoftuar opinionin e gjerë për shpërndarjen e 150 mirënjohjeve për nxënësit e shkollave fillore të komunës Çair. Këta nxënës zunë vendet e para në gara komunale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Vitin shkollor po e përmbyllim me ndarjen e mirënjohjeve për 150 nxënës të shkollave fillore të Komunës së Çairit, të cilët edhe sivjet si çdoherë na bënë krenarë duke zënë vendet e para nëpër garat komunale, rajonale, por edhe me plasimin e tyre në garat ndërkombëtare.
Këta kampionë na prezantuan në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha fushat ku garuan.
Nxënësve, por kuptohet edhe mësimdhënësve, mentorëve dhe drejtorëve të shkollave fillore “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”, “Liria”, “Tefejuz”, “Vasil Gllavinov”, “Kongresi i Manastirit”, “Imri Elezi”, “7 Marsi”, “Ismail Qemali” ju uroj suksese duke shpresuar se vitin e ardhshëm do t’i dyfishojmë të arriturat.