Rama: Falë politikave të Ahmetit sot në RMV kemi zëvendëskryeministrin e parë dhe kryeparlametarin që flasin shqip

63

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër ka folur për të arriturat e BDI-së në rafshin kombëtarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton indeks.mk

Rama ka thënë se dikur as nuk mund të mendohej që gjuha shqipe do ishte zyrtare në RMV, nuk mund të mendoje dhe paramendoje që kryeparlamentari do të jetë shqiptarë, ai ka thënë se përskaj këtyre, Ahmeti ka arritur që të sigurojë këto gjëra.

Shtoi se kohë më parë nuk mund të mendoje se në Republikën e Maqedonisë do të kishte ministra shqiptarë, kurse tha se sot kemi edhe zëvendëskryeministrin e parë.

Ai tha se kjo është bërë falë punës dhe përkushtimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Rama tha se Maqedonia është shembull se si do të jetë rrugëtimi i “Ballkanit të Hapur” në të ardhmen. Ai tha se kjo iniciativë mbështetet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian./indeks.mk/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here