Rama: Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” më të rëndësishëm dhe të hapur

63

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur” tha se lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” më të rëndësishëm dhe të hapur edhe pse disa mendojnë ndryshe.

“Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” më të rëndësishëm dhe të hapur, edhe pse disa mendojnë ndryshe. Jam shumë i lumtur për Dritanin e Malit të Zi dhe Zoranin nga Bosnja. Gjithashtu jam i lumtur për eurokomisionerin Varhely dhe mikun tonë Escobar. Tashmë dihet ndikimi i ‘Ballkanit të Hapur’ pasi ne nga lufta në Ukrainë, kemi mësuar se Rusia dhe Serbia kanë një të kaluar speciale dhe mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Jemi të bindur se problemet e pazgjidhura zgjidhen nëse afrohemi. Krizat në bujqësi, ushqim dhe energji, nuk zgjidhen me konflikt por me marrëdhënie dhe me diskutim” u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here