Duka falënderon Grubin, rruga e fshatit turistik Banjisht u realizua plotësisht

76
Rruga e fshatit turistik Banjisht edhe pse ishte premtuar më herët nuk ka mundur të realizohet. Duka, kryetari i Dibrës e ka falënderuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi për realizimin e këtij projekti.
Rruga e fshatit turistik Banjisht ishte premtuar vite më parë por jo edhe realizuar.
Në këtë mandat kjo rrugë u premtua dhe Sot u realizua plotësisht duke iu faleminderuar angazhimit të komunës Dibër në pregaditjen e projektit teknik dhe zv/ kryeministrit të parë në qeverinë e RMV z. Artan Grubi i cili bëri të mundur që një pjesë e fondit të TAV të dedikohet edhe për komunën e Dibrës dhe konkretisht për realizimin e tre rrugëve lokale edhe ate në f Otishan, f Banjisht dhe rruga në qytetin e Dibrës në afërsi të xhamisë së sahat kullës me një vlerë totale prej afër 250.000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here