Jakimovski shpalos “BOMBËN”, Mickoski ka kërcënuar këshilltarët me rrahje, sjellja e tij i ngjan një diktatori

Date:

Kreu i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski ka denoncuar se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka kërcënuar këshilltarë komunal dhe sjellja e tij i ngjanë një diktatori.

Në një prononcim për infomaks ai ka thënë se është i shokuar nga sjellja e kreut të VMRO-së për të cilin thotë se e ka sulmuar edhe partinë e tij, GROM.

“Këshilltarët tanë kanë marrë kërcënime se do të rrihen, kolegët u kanë thënë se lideri ka marrë urdhër, Mickovski e ka goditur në kokë dhe ka thënë se tashmë është kryeministër, ka filluar të sillet si diktator, për më tepër ka vendosur të të më shkarkojë nga pozita e kryetarit?! E pabesueshme, jam i tronditur nga sjellja e Mickovskit këto ditë”, ka thënë Jakimovski