Pronari i NIKOB-it e akuzon Mickoskin për kërcënime dhe reket

59

Sot jemi dëshmitarë të dy ngjarjeve të rëndësishme dhe intensive, një vendim gjykate dhe një vendim koalicioni, por që të dy ngjarjen kanë një emërues të përbashkët, VMRO REKET DPMNE. Kështu shkruan pronari i kompanisë private të sigurisë, Kiril Lazarov në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se qasja, stili dhe ekzistenca politike e VMRO-së bazohet vetëm në dallavere, kërcënime dhe shantazhe. Shtonë se një matricë brenda kësaj partie kryen reket të vazhdueshëm.

Vlerëson se pas deklaratës së Stevço Jakimovskit kryetarit të Karposhit, se afaristët janë reketuar nga Hristijan Mickovski, Prokuroria Publike duhet të hapë hetime.
Skema është e njëjtë “Grueviste” dhe nëse nuk ka para në zarf, ka kërcënim për hakmarrje.

“Unë jam një biznesmen që jam kërcënuar drejtpërdrejt dhe indirekt nga partia politike VMRO DPMNE, me ndjekje të vazhdueshme mediatike ndaj meje dhe kompanisë NIKOB e cila është 25 vjet në treg, me numrin më të madh të klientëve dhe numrin më të madh të të punësuarve. Nëse guxuan të kapen me mua, guxuan të gjithë të tjerët. Është sekret publik se të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO DPMNE-ja janë udhëzuar që askush të mos bashkëpunojë me kompaninë NIKOB, vetëm pse NIKOB uli çmimet e analizave PCR dhe uli fitimet e laboratorëve që kanë të bëjnë me udhëheqësinë e DPMNE-së”, thotë Lazarov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here