LSDM: Një vazo në Pallatin e Bardhë të VMRO-së kushton 180.000 euro

Date:

 Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se për ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së janë shpenzuar shuma të mëdha parash, të cilat janë grumbulluar ilegalisht dhe janë përdorur për ndërtimin e Pallatit të Bardhë dhe për mobile luksoze.

“Vetëm një vazo në Pallatin e Bardhë kushton 180 mijë euro. Imagjinoni sa para janë dhe çfarë mbizotëron në VMRO-DPMNE, për të blerë mobile të tilla luksoze në selinë e tyre kur qytetarët po përballen me kriza të tmerrshme”, tha Talevski.