Kryeparlamentari Xhaferi shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa

Date:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa.

Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022.

Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do i zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjidhjeve, Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhorë.