Sela dhe Kasami luajnë me fatin e qytetarëve, në koalicion me VMRO që është hapur kundër BE-së

91

VMRO-DPMNE nuk do ta respektojë marrëveshjen me Bullgarinë, nëse ajo është e dëmshme, asimetrike dhe kombëtare dhe nëse prek identitetin e vendit, thotë lideri i opozitës Hristijan Mickoski. Në një intervistë për Kanal 77, ai përsëriti se marrëveshja me Bullgarinë nuk duhet të përfshihet në kuadrin e negociatave.

“Së pari është një marrëveshje dypalëshe dhe nuk do ta pranoj kurrë faktin që ajo marrëveshje të hyjë në kuadrin e negociatave sepse është një mjet shtesë që Bullgaria të mos vë veto kur të dojë dhe si të dojë”, ka thënë Mickoski.

Mickoski tha se ka frikë nga kapitullimi diplomatik që mund t’i ndodhë Maqedonisë, i cili sipas tij do ta shtyjë vendin në probleme shtesë dhe përsëriti qëndrimin se tri kërkesat e kryeministrit bullgar Petkov janë të papranueshme për VMRO-DPMNE-në.

“Tri kushtet e vendosura nga pala bullgare, si respektimi i Deklaratës bullgare, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë për të hyrë në kornizën negociuese, do të nënkuptojnë se në fillimin eventual të negociatave në çdo kapitull ata mund të na bllokojnë”, shtoi Mickoski.

Mirëpo për këto deklarime të Mickoskit nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa si partner të koalicionit lidhur me atë se a do të përkrahin VMRO dhe Mickoskin në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here