Shefi i diplomacisë Bujar Osmani mirëpret në Shkup kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në mëngjesin e sotëm ka mirëpritur në aeroportin internacional të Shkupit, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Maqedoninë e Veriut, raporton indeks.mk

Scholz para se të vinte në Shkup, ka qëndruar në Prishtinë ku ka takuar Presidenten e vendit fqinjë, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Edhe në RMV, Scholz pritet të takojë krerët më të lartë shtetërorë.

Osmani I ka uruar mirëseardhje kancelarit gjerman.

“E vlerësojmë mbështetjen dhe angazhimin e fortë të Gjermanisë për perspektivat tona evropiane dhe fillimin e negociatave pa vonesë. Realiteti i ri gjeopolitik në Evropë kërkon hapa të guximshëm dhe vendimtarë nga BE-ja”, ka shkruar Osmani./indeks.mk/