Dehari: Gëzuar dita e çlirimit e dashur Kosovë!

Date:

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka përkujtuar ditën e çlirimit të Kosovës. Dehari postoi edhe disa rreshta poezie për lirinë të cilën e fitoi Kosova 23 vjet më parë

Gëzuar dita e çlirimit e dashur Kosovë!

Fjalët e Nënës,

M’u afro o bir, e ma shuj kët’ mall,
Veç njiher’ t’a puth, at’ shqipe në ball,

Veç ta shoh lirin’, n’ata syt’ e tu,
Dhe t’uroj me zemër, Zoti qoft’ me ju,

Kurr’ ma mir’ o bir, se sot nuk je dukur,
Me kto tesha t’reja, po m’dukesh ma i bukur,

Me gur’ të ksaj toke, kuvendon shqiponja,
Histori po shkruhet, vetëm me tri shkronja.