Gjenerata e 72 e SHF “Bajram Shabani” Kumanovë me plot sukses, drejtori Ebibi shpalos të arriturat e nxënësve

Date:

Të dashur gjysmëmaturantë të shkollës tone fillore Bajram Shabani.

Sot me rastin e pranimit të dëftesave tuaja për mbarimin e klasës së nëntë, edhe zyrtarisht përfunduat shkollimin e juaj të obliguar nëntëvjeçar.

Ju ishit gjenerata e 72-të e gjysmëmaturantëve të shkollës Fillore Bajram Shabani që fatkeqësisht gati dy vite për shkak të pandemisë COVID-19 procesi mësimor u detyruat ta ndjekni jo në bankat shkollore por nga shtëpia – online, me çrast kjo ju shkaktoi probleme pothuajse tek të gjithë nxënësit në shkollën tonë por edhe më gjërë.

Por mësimi në klasën e nëntë u realizua me prezencë fizike dhe tani unë si drejtor shkolle në emër të mësimdhënësve ju uroj kryerjen e gjysmëmaturës edhe ate:
Klasës së 9-1, me kujdestar klase Ajnure Limani, klasa e 9-2 kujdestar klase Axhije Jashari, Klasa e 9-3 kujdestar klase Birgjyle Saliu, klasa e 9-4 me kujdestar klase Hatixhe Beqiri, klasa e 9-5 kujdestar klase Xhezmi Ramadani dhe klasa e 9-6 me kujdestar klase Fatrije Arifi.

Pra këto ishin 6 paralele të gjysmëmaturantëve me gjithsejt 119 nxënës. Edhe këtë vit shkollor gjysmëmatururantët tanë arritën rezultate të shumta në garat e ndryshme shkollore, duke arritur kështu suksese kulminante edhe në garat shtetërore.
Gjysmëmaturantja më e suksesshme ishte Erza Xhemaili nxënëse e klasës 9-3, e cila zuri vendin e I (parë) nga lënda e Matematikës.

Poashtu edhe në garat shtetërore të Atletikës nxënësi Nedim Bajrami klasa e 9-1 zuri vendin e parë në disciplinën kërcim së gjati dhe vendin e dytë në shtytjen e gjylës, edhe nxënësi Rilind Shabani klasa e 9-1 zuri vendin e tretë në diciplinën kërcim në gjatësi.

Përfund duke iu uruar gjysmëmaturantët shpresojmë se do të kenë suksese dhe rezultate të shumta në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.

Shëndet, mirësi dhe suksese.