Kovaçevski nuk do të vizitojë Kievin së bashku me Ramën dhe Abazoviqin

67

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk do të vizitojë qytetin ukrainas të Kievit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev.

Nga kabineti i Kovaçevskit kanë thënë se agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here